Kosova
Ftohen biznesmenët amerikanë të investojnë në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka pritur një delegacion të bizneseve amerikane, të cilat kanë shprehur interesim për eksplorimin e ekosistemit të teknologjisë informatike dhe të inovacionit në Kosovë, duke mos përjashtuar mundësitë e tjera të investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik.
“Biseduam për një sërë temash, ku ua shpjegova potencialin që Kosova ka për zhvillim dhe hapësirën që u ofrohet bizneseve të huaja për investime, si dhe folëm për sistemin e taksave që është shumë i avancuar”, deklaroi Pacolli.
Ai potencoi faktin që Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet në të cilin bizneset ruse dhe kineze nuk kanë arritur të hyjnë, e kjo, sipas tij, i jep avantazh bizneseve perëndimore.
“Po ashtu, u fokusuam te potenciali njerëzor që Kosova ofron, me një rini të shkolluar dhe të gatshme për tregun e punës, gjë për të cilën delegacioni i bizneseve amerikane e vlerësoi si një element kyç për këdo që dëshiron të investojë në Kosovë”, vijoi kryediplomati kosovar, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
Sipas Pacollit, Kosova dita-ditës po merr vëmendjen e bizneseve të huaja si një vend i cili ofron mundësi të pafundme për investime, prandaj institucionet duhet t’i fusin të gjithë mekanizmat në funksion, në mënyrë që këta investitorë t’i konkretizojnë planet e tyre.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











