Kosova
Fundi i muajit mund t’i sjellë Kosovës lajme të mira për Kartonin e gjelbër
Më 28 korrik të këtij viti në Bruksel do të mbahet një takim i delegacionit të Kosovës me Këshillin e Byrosë Evropiane, në të cilën do të diskutohet mundësia që Kosova të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër në një formë tjetër alternative.
Për këtë një delegacion nga Kosova, ku do të jenë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, do të udhëtojnë për Bruksel, ku më zyrtarët e Këshillit të Byrosë do të flasin për modalitetet se si Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, është optimist se ky takim do të nxjerrë në pah mundësitë që Kosova i ka për Kartonin e Gjelbër.
“Ne së bashku me zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) do të shkojmë në Bruksel duke u prezantuar rezultatet konkrete, të cilat i kemi arritur vitet e fundit, duke i pasur disa parakushte bazë se Kosova të mund të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër. Deri tani BKS-ja ka pasur shumë rezultate për të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga akterë vendor e ndërkombëtar. Njëri ndër parakushtet është që BKS-ja të ketë marrëveshje dhe bashkëpunim me Byrotë e rajonit, për këtë BKS-ja ka avancuar në këtë drejtim. Kushti që është dashur ta plotësojë Byroja Kosovare e Sigurimit ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për njohjen reciproke të policave të sigurimit me sa më shumë shtete. Kosova, aktualisht, ka marrëveshje të tilla me katër shtete të rajonit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë”, tha guvernatori Mehmeti në një intervistë për RTKlive.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












