Tematike

Fushata “Shijoni të sigurt”: Shpërblime për ata që bëjnë grillin më të mirë

Me katër rregulla të thjeshta higjienike mund të parandaloni jo vetëm këto infeksione por edhe bartjen e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve

Me fillimin e sezonit të grillit (skarës ose zgarrës) shtohet edhe konsumimi i mishit të pjekur në zgarrë. Me këtë, rritet edhe numri i njetrëzve që sëmuren nga ndonjë infeksion me prejardhje ushqimore. Shkak për këtë është higjiena e mangët gjatë përgatitjes së ushqimeve për zgarrë.

Në kuadër të fushatës informative “Shijoni të sigurt”, Zyra Federale për Siguri të Ushqimit dhe për Çështje Veterinarie (BLV), por jo vetëm ato, apelojnë për “shijim të sigurt” gjatë stinës së ngrohtë, thuhet në një komunikatë të institucioneve të përmendura.  Ato na i sjellin sërish në kujtesë katër rregullat “e arta” lidhur me higjenën në kuzhinë, por jo vetëm kaq. Kush i njeh rregullat në fjalë, ka shansin që të fitojë njërin nga dy pikniqet e fundjavave bashkë me një drekë me ushqime për grill.

Për çdo vit kur fillon sezoni i grillit, rritet edhe numri i infeksioneve të shkaktuara nga ushqimet, para së gjithash nga Campylobacteriosa. Në vitin 2018 në Zvicër janë sëmurë deri nga 250 veta në javë nga kjo sëmundje që ka si karakteristikë barkqitjet. Kjo sëmundje është konstatuar më së shumti te meshkujt e moshave 18 deri 30 vjeçare. Infeksioni i përmendur por dhe infeksionet tjera me bazë ushqimet, shkaktohen kryesisht nga mangësia e higjenës gjatë përgatitjes së ushqimeve.

Me katër rregulla të thjeshta higjienike mund të parandaloni jo vetëm këto infeksione por edhe bartjen e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve:

  • Larje si duhet
  • Nxehja e duhur
  • Ftohja e duhur
  • Shkëputja korrekte

Loja shpërblyese në kuadrin e fushatës

BLV me partnerët e vet këtë vit në faqen e internetit www.sichergeniessen.ch ka shpallur dy herë një lojë shpërblyese. E para rrjedh deri në fund të muajit qershor ndërsa e dyta nga mesi i qershorit e deri në fund të gushtit 2019. Shpërblimi që ndahet është në dy lojët një piknik fundjave për shumë persona. Fushata “Sicher geniessen” është lancuar në vitin 2016. Nga viti 2018 fushata është përqendruar mës humë te meshkujt e rinj në mes të moshave 18 dhe 30 vjeçare. Ajo mbështetet nga partnerë të ndryshëm.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI