Sport
Futbollistët e kualifikuar shqiptarë dhe të eliminuar
Ditën e enjte janë zhvilluar shumë ndeshje në Ligën e Evropës, kurse janë paraqitur edhe disa futbollistë shqiptarë, ku disa u kualifikuan më tej, kurse disa u eliminuan, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi i gëzohet kualifikimit për në fazën e “paly-offit” në Ligën e Evropës, ndërsa Jahmir Hyka eliminohet me skuadrën e tij të Luzernit. Sulmuesi kuqezi kaloi rrethin pas barazimit 2:2 që skuadra e tij e Basaksehirit arriti ndaj kroatëve të Rijekës. Ekipin turk e favorizoi rezultati në ndeshjen e kthimit, pasi takimi i parë ishte mbyllur në shifrat 0:0. Këtë sfidë Sokol Cikalleshi e përjetoi nga stoli.
Nga ana tjetër, mesfushori Jahmir Hyka i tha lamtumirë Evropës. Ekipi i tij i Luzernit humbi me rezultatin 0:3 ndaj Sassuolos. Hyka luajti titullar në këtë sfidë, por zviceranët nuk bënë asgjë ndaj italianëve, të cilët pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, nuk toleruan në fushën e tyre.
Hyka vinte në këtë takim pasi u përzgjodh edhe në formacionin e javës në kampionatin e Zvicrës.
Eros Grezda u bë shkaktar i një penalltie në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen mes Vorskla Poltava-Lokomotiva e Zagrebit, por ukrainasi Khlyobas e humbi atë. Takimi i parë në Kroaci kishte përfunduar në shifrat e bardha 0:0, por miqtë triumfuan në Ukrainë me rezultatin 2:3, duke siguruar kualifikimin.
Në këtë sfidë Grezda luajti si titullar, ndërsa Çekiçi u aktivizua që nga minuta e 68-të e pjesës së dytë, duke marrë vendin e Boçkajt.
Çdo gjë për t’u harruar për Andi Lilën me skuadrën e PAS Janinës. Ekipi i tij u eliminua nga AZ Alkmaar me rezultatin 1:2. Në këtë sfidë Lila u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në minutën e 62-të të lojës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











