Futboll
Futbollisti serb krah me Xhakën e Shaqirin kundër Kosovës, reagojnë mediat serbe
Para pak orësh, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Jakin, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor. Në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, Jakin ka përzgjedhur edhe tre futbollistë shqiptarë, e në mesin e të cilëve është edhe futbollisti me prejardhje serbe, Filip Ugriniq, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti serb është grumbulluar edhe për ndeshjen kundër Kosovës, që luhet gjithashtu në nëntor. Për ftesën e Zvicrës, e në veçanti grumbullimin ndaj Kosovës, mediumi serb “Kurir” ka reaguar ashpër ndaj lojtarit serb. Ata e “gozhduan” futbollistin me prejardhje nga Serbia, duke shkruar se më mirë për të do ishte grumbullimi me Serbinë, sesa me Zvicrën, e të luajë kundër, siç kanë thënë ata në mënyrë skandaloze, kundër “shtetit të rremë të Kosovës”.
“Kështu Filip Ugriniq zgjodhi të luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, në vend që të jetë në kombëtaren ku yjet janë Dushan Vlahoviq, Aleksandar Mitroviq, Dushan Tadiq, Lazar Samarxhiq. Kështu, Filip Ugriniç do të ketë mundësinë të debutimi për Zvicrën kundër Izraelit më 15 nëntor në Felchut të Hungarisë, ose tre ditë më vonë kundër përzgjedhjes së të ashtuquajturve. R. Kosova në Bazel”, ka shkruar mediumi në fjalë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë










