Lajme

Futbollisti shqiptar vazhdon kontratën me ekipin zviceran

Futbollisti shqiptar Florian Hoxha e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me klubin e njohur zviceran, Grasshoppers.

Ai do të jetë te Grasshopperi deri në verën e vitit 2026.

Hoxha luan për Grasshopperin që nga viti 2015, përkatësisht që nga ekipi U13. Mbrojtësi i majtë është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2021 dhe këtë edicion i ka 20 paraqitje në Superligë.

23-vjeçari i ka pesë paraqitje me Kosovën U21.