E-Diaspora
Futbollisti turk shpallet i pafajshëm për kërcënim dhe dhunë ndaj këngëtares shqiptare
Futbollisti turk, Hakan Calhanoglu, është shpallur i pafajshëm, pasi ishte akuzuar për rrahje dhe kërcënim të këngëtares shqiptare, Anita Latifi, raportojnë mediat italiane.
Calhanoglu në atë kohë ishte futbollist në Gjermani, derisa kishin pasur një lidhje me këngëtaren shqiptarë në vitin 2014, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja shqiptare kishte pretenduar se kishte mbetur shtatzënë, por që kishte dështuar.
Latifi ishte shprehur se ajo ishte e kërcënuar nga futbollisti turk, i cili ishte i martuar dhe pas shumë presioneve, kërcënimeve dhe dhunës psikike, kishte abortuar.
Hakan Calhanoglu është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë në Turqi, edhe pse do të duhet t’i kryejë 70 orë shërbim në komunitet për dëshmi të rrejshme.
Derisa futbollisti turk është shpallur i pafajshëm, në telashe është këngëtarja shqiptare.
Ajo akuzohet në Gjermani për shantazh, pasi këngëtarja shqiptare kishte kërkuar 250 mijë euro nga turku, për ta lënë të lirë, sepse kujtojmë që lojtari ishte i martuar.
Këtë gjë, Anita Latifi akuzohet se e kishte bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












