Bota

Gabriel: Brexitin mund ta ndjekin edhe Turqia e Ukraina

Kryediplomati gjerman thotë se nuk pret që këto dy shtete t’i bashkohen Bashkimit Evropian së shpejti, andaj këto mund të jenë rrugëdaljet tjera alternative

Një marrëveshje si Brexiti mund t’u shërbejë si model edhe shteteve të tjera që bashkëpunojnë me Evropën, ka thënë Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Sipas tij, nga një marrëveshje e tillë mund të përfitojnë edhe Turqia e Ukraina. Ai thotë se nuk pret që këto dy shtete t’i bashkohen Bashkimit Evropian së shpejti, andaj këto mund të jenë rrugëdaljet tjera alternative.

Bashkëpunimi i ardhshëm i Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian, pas largimit të britanikëve më 29 mars 2018, është akoma duke u negociuar. Palët kanë arritur marrëveshje për kufijtë dhe çfarë ndodh kur qytetarët e Britanisë dalin në Evropë, apo të Evropës në Britani të Madhe.

“Nëse mund të arrijmë një marrëveshje të mençur me Britaninë e Madhe që i ka në themel lidhjet me Evropën pas Brexitit, mund të shërbejë si model edhe për shtetet e tjera”, ka thënë Gabriel, transmeton Albinfo.ch.

Turqia tashmë ka marrëveshje me Evropën për doganat.