CH-Ballkani
Gashi e Kumbaro flasin për projektin “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”
"Koncentrimi do të jetë në projektin tashmë të njohur Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë, ku koordinimi në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore është i domosdoshëm”
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri është pritur nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, transmeton albinfo.ch.
“Pa dyshim që na presin aktivitete dhe organizime të shumta, me të cilat së bashku do të mund të përçojmë kulturën shqiptare në formën më të mirë”, citohet të ketë thënë Kumbaro. Nga ana tjetër, Gashi e njoftoi ministren Kumbaro me planet e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike në fushën e ruajtjes të identitetit dhe kulturës shqiptare në diasporë.
“Bashkëpunimi gjithsesi do të intensifikohet, ndërsa koncentrimi të jetë në projektin tashmë të njohur Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë, ku koordinimi në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore është i domosdoshëm”, theksoi ministri Gashi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











