CH-Ballkani
Gashi-Majko: Dy qeveri, një diasporë shqiptare
Ministri kosovar i Diasporës, Dardan Gashi, ditën e dytë të vizitës në Shqipëri është pritur nga homologu i tij, Pandeli Majko, me të cilin kanë diskutuar për detyrimet që kanë karshi diasporës, si dhe për projektet që dy Ministritë do t’i udhëheqin në të ardhmen në të mirë të diasporës shqiptare.
Në njoftimin për media thuhet se të dy janë dakorduar që diaspora shqiptare është unike dhe e pandarë, potenciali i së cilës duhet të promovohet si dhe të shërbejë në avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë mes institucioneve, përcjell albinfo.ch.
“Jemi dy shtete që përfaqësojmë një diasporë. Duke thënë këtë, dihet që organizimi i diasporës bëhet bashkë, pavarësisht prejardhjes dhe ky organizim ka rezultuar me një migracion shumë të suksesshëm”, ka thënë Majko.
Ndërsa Gashi ka thënë se të dy i presin shumë punë së bashku. Gjatë takimit u diskutua edhe për tri marrëveshjet që presin të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor në Korçë, për bashkëpunim në fushën e diasporës dhe migracionit.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi













