Lajme
Gastronomët: Protesta, në rast se tentohet që pas zgjedhjeve vendi të mbyllet
Shoqata e Gastronomëve në Kosovë ka paralajmëruar institucionet e vendit se do të organizojnë protesta në rast se tentohet që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vendosen masa të reja për luftimin e pandemisë, raporton Albinfo.ch.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë thirrje që të mendohet për shumë sektorë të cilët luftën e kanë me ekzistencën, e jo me pushtetin.
“Heshtja jonë ndaj politikës nuk është frikë, besoj se është maturi e çdo gastronomi, edhe ne mundemi me organizu protesta, edhe ne mundemi me i hapë klubet, edhe ne mundemi me organizu festivale, edhe ne mundemi me i nisë dasmat, se asgjë dallim nga fushatat eketorale të partive politike nuk kanë. Ne thjesht po dojmë me u kënaq me pak, me na lon me punu edhe me jetu … subvencionet që janë nda janë shumë joserioze, mirëpo vetës jeni t’u ia bo, se populli VOTON, na gjykojmë. Duke besuar në demokraci ne do t’i shtjerrim të gjitha rrugët demokratike të diskutimit me çdo institucion përgjegjës shtetëror, për me e ngrit zërin për hallet tona, veç për një gjë të jeni të bindur, po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do t’kenë të ndalur. Andaj, mendoni edhe për neve dhe plot sektorë tjerë që luftë e kanë ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete”, ka shkruar Kllokoqi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht












