Uncategorized
Gastronomët respektojnë mbylljen për 12 ditë, por jo më gjatë
“Ne nuk e marrim rritjen e rasteve si shkak i gastronomisë, por i fushatave politike, mirëpo ne po bëheni kurban për 11 ditë po mbyllemi"
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka njoftuar se do të respektohet ndalimi i punës për 12 ditë, sipas vendimit të Qeverisë, duke nisur nga 7 prilli.
Gjatë kësaj kohe, sipas Kllokoqit, do të bisedohet me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e një zgjidhjeje, në të kundërtën pas 11 ditësh gastronomët do të nisin punën sërish.
Në rast të tentimit të bllokimit të sërishëm, Kllokoqi tha se ata do të jenë të gatshëm të dalin edhe në rrugë.
“Kjo ishte një mbledhje emergjente e Shoqatës së Gastronomëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës. Edhe një herë politika po e bën fajin, pra faturën, kurse gastronomia po e paguan llogarinë”, tha ai. “Ne nuk e marrim rritjen e rasteve si shkak i gastronomisë, por i fushatave politike, mirëpo ne po bëheni kurban, për 11 ditë po mbyllemi. Ne nuk e pranojmë këtë mbyllje, por nuk do të protestojmë brenda 11 ditëve, por nëse vendoset që të shtyhet mbyllja, do të ketë mosdëgjueshmëri qytetare”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












