Lajme
Gati ligji që stimulon prodhuesit vendorë
Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet të ndryshohet Ligjit të prokurimin publik, i cili iu jep përparësi prodhuesve kosovarë në krahasim me ata të huaj gjatë tenderimit
Prodhuesit vendorë aktualisht nuk e gëzojnë asnjë privilegj në krahasim me prodhuesit e huaj kur janë në pyetje tenderët shtetëror. Kjo për faktin se Ligjit të prokurimit publik, nuk bën asnjë lehtësim për prodhuesit vendorë, pavarësisht kërkesave të grupeve të biznesit që vendorëve t’iu jepet përparësi.
Një vit më parë, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që ta plotësojnë Ligjin e prokurimit publik, me të cilin prodhuesit kosovarë do të kishin përparësi në tenderët publikë me prodhimet e shteteve tjera, edhe nëse janë 15 për qind me çmime më të larta.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arta Isrefi, ligji ka arritur të procedohet te Zyra ligjore e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe pritet që deri në qershor të këtij viti, të kalojë në Kuvend.
“Ky ndryshim që është iniciuar në Ligjin për prokurim publik, mundëson që në të gjitha kontratat publike të kenë përparësi produktet dhe shërbimet vendore në krahasim me produktet dhe shërbimet ndërkombëtare. Kjo do të jetë pika kryesore që do të merret parasysh në të gjithë tenderët e institucioneve publike”, bën të ditur Istrefi, raporton REL.
Në shumë shtete të botës, të cilat kanë ekonomi të zhvilluar, përparësitë për prodhimet vendore në kontratat publike, ekzistojnë shumë kohë më parë.
Serbia këtë e ka të rregulluar me ligj që nga vitit 1991, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës një përparësi të tillë iu kanë dhënë produkteve vendore që nga viti 1934.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se deri më tani prodhuesit vendorë nuk i kanë gëzuar këto privilegje që mund t’i kenë prodhuesit e vendeve tjera.
“Deri më tani nuk ka pasur asnjë dallim ndërmjet produktit vendor dhe produkteve të vendeve tjera. Por, duhet të kemi kujdes se ne kërkojmë që të ketë përparësi produkti vendor dhe jo biznesi vendor, për arsye se çdo i huaj mund të regjistrojë biznesin në Kosovë”, tha Shahini.
Nëse Qeveria e Kosovës do të ndihmonte prodhimin vendor, në këtë mënyrë duke iu dhënë përparësi në tenderët publikë, atëherë siç thonë përfaqësuesit e shoqatave ekonomike, ky sektor do të zhvillohej dhe, rrjedhimisht, do të kishte ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndryshe institucionet e Kosovës nuk janë treguar racionale as me investimet e diasporës. Pavarësisht që diaspora konsiderohet amortizatori i krizës sociale në Kosovë me remitenca mbi 500 milionë euro, ata nuk e gëzojnë asnjë privilegj për investime në vendlindje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












