Shqipëria
Gënjeshtrat e politikanëve me diploma
Sadri Abazi është një i tillë, i cili kursin e shoferëve në Gjenevë e ka paraqitur sikur të ketë mbaruar një universitet
Top Story, emisioni investigativo-politik në Top Channel ka sjellë mbrëmë në vëmendjen e publikut arsimin që kanë deputetët, ministrat dhe ish-ministrat shqiptarë.
Duke analizuar me kujdes CV-të dhe karrierën e figurave kryesore të politikës, Top Story tregoi se disa prej tyre nuk kanë pasur diplomë universiteti në kohën kur janë bërë deputetë. Madje disa kanë gënjyer për llojin e studimeve që kanë mbaruar, përcjell albinfo.ch.
Lefter Koka, ish-kryetar bashkie i Durrësit, ish-ministër i Mjedisit dhe deputet në parlament që nga viti 2009, është bërë deputet pa arsim të lartë.
Një rast tjetër që mori në konsideratë emisioni Top Story është ai i Niko Peleshit. Ish-zëvendës i kryeministrit dhe ish-ministrit të Bujqësisë në qeverinë e Edi Ramës, të cilit iu deshën 13 vjet që të mbaronte universitetin.
Një rast i ngjashëm është edhe ai u deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili ka mbaruar universitetin 27 vjet pas shkollës së mesme. Top Story zbuloi sesi deputetë qe mbarojnë kurse të rëndomta jashtë Shqipërisë, i vendosin më pas në CV sikur kanë mbaruar studime të larta.
Sadri Abazi është një i tillë, i cili kursin e shoferëve në Gjenevë e ka paraqitur sikur të ketë mbaruar një universitet. Top Story u ndal edhe në rastin skandaleve të doktoraturave plagjiaturë.
Taulant Balla, deputet dhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Europian rezulton që doktoraturën e tij nuk e ka origjinale. Sipas dokumenteve ekskluzive, dokumentari tregoi se si i gjithë kapitulli 5-të i kësaj doktorature është plagjiaturë.
Balla e ka vjedhur atë informacion, nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit. Emisioni Top Story do të vijojë të denoncojë çdo shkelje, që prek direkt ose indirekt jetën e qytetarëve shqiptarë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













