Kosova
Gërvalla: Përfaqësues të disa shteteve janë të befasuar me punën tonë në veri
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se institucionet e sigurisë janë dukë bërë punë të mirë në veri të vendit, për çfarë shtoi se me punën e tyre janë befasuar edhe të tjerët që kanë vizituar atë pjesë, përcjell albinfo.ch.
Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut ajo tha se përfaqësuesit e disa shteteve që kanë vizituar Kosovën janë shprehur të habitur se sa të pranishme janë institucionet e sigurisë në veri.
“Dua ta ndaj me ju një përshtypje që ma kanë shfaqur shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovën edhe veriun gjatë muajve të fundit, e të cilët kanë shprehur një farë habie se sa, jo vetëm të pranishme, por edhe sa të pranueshme janë institucionet tona të sigurisë në veri”, theksoi Gërvalla.
Mes tjerash, ajo tha se nevojitet një koalicion i mbarë shoqëror për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












