Autotech

GIF-at shtohen te Instagram Stories

Me përditësimin e fundit të rrjetit social, kur një përdorues dëshiron të shtojë një zbukurim te fotoja apo videoja në storie, aty është një opsion i ri GIF

Formati i fotografive që përkrah animacionet dhe fotografitë statike, i njohur si GIF, tani është pjesë e Instagramit edhe në Stories.

Me përditësimin e fundit të rrjetit social, kur një përdorues dëshiron të shtojë një zbukurim te fotoja apo videoja në storie, aty është një opsion i ri GIF.

Krejt çka duhet është të klikohet në këtë opsion dhe aty hapen shumë lloje të afisheve, transmeton Albinfo.ch.

Aty janë mijëra opsione të ndryshme që janë në qarkullim për të gjithë përdoruesit.