Jeta në Zvicër
Gjashtë të vdekur nga një zjarr në Solothurn
Në një zjarr në një godinë banimi në Solothurn, natën e së hënës kanë vdekur gjashtë banues. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Për arsye ende të panjohura, gjatë natës së hënë, në një godinë banimi në Solothurn ishte shkaktuar një zjarr. Në orën 02:10, një banor kishte vërejtur tymin nëpër shkallë dhe menjëherë ka alarmuar qendrën e emergjencës.
Menjëherë është mobilizuar një kontingjent i madh i forcave të shpëtimit, pohojnë nga Policie Kantonale në Solothurn, informon Albinfo.ch.
Në ndërtesë ka pasur më shumë se 20 persona, shumica prej tyre u nxorën jashtë banesave me ndihmën e zjarrfikësve. Për gjashtë persona, duke përfshirë këtu edhe fëmijë, ndihma erdhi shumë vonë, pasi ata vdiqën në vendngjarje. “Viktimat ende nuk janë identifikuar”, ka deklaruar Bruno Gribi, zëdhënës i policisë kantonale. Prandaj, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme.
Sipas hetimeve fillestare, zjarri ka filluar në një nga katet më të ulëta dhe shkaktoi një tym të fortë, i cili është përhapur nëpër ndërtesë. Për momentin janë duke u ndërmarr të gjitha masat për t`u ndriçuar rasti.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














