Autotech
Gjashtë telefonat që do të lansohen në gjashtë muajt e parë të vitit
Ja cilët janë gjashtë telefonat që patjetër duhet t’i prisni në gjashtëmujorin e parë të 2018-s, sipas “BusinessInsider”
Shkurti njihet si sezoni i telefonave të rinj.
Mobile World Congress do të mbahet në fund të muajit të dytë dhe aty pritet të lansohen telefonat e rinj, përfshirë të shumëpriturin Samsung Galaxy S9.
Në gjashtë muajt e parë pritet të vijnë edhe shumë telefona të tjerë që synojnë ta pushtojnë tregun botëror, transetom Albinfo.ch.
Cilët janë gjashtë telefonat që patjetër duhet t’i prisni në gjashtëmujorin e parë të 2018-s, sipas “BusinessInsider”:
Samsung Galaxy S9
Samsungu më 25 shkurt pritet të lansojë telefonin e ri në kongresin në Barcelonë. Ai pritet të ketë kamerë të dyfishtë, si veçorinë më interesante të tij.
LG G7
Pak pas MWC, LG do të lansojë modelin G7, që do të vijë me procesorin më të ri, Snapdragon 835.
Moto G6
Seria “G” e Motorolas do të vijë me dizajn të ri e me çmim më të lirë se rivalët.
Nokia 9
Në MWC 2018, Nokia pritet të lansojë telefonin e vet më të ri, Nokia 9, që pritet të ketë procesor Snapdragon 845, e ekran OLED.
OnePlus 6
Themeluesi i OnePlus, Pete Lau, konfirmoi më herët se kompania do të lansojë një telefon të ri në tremujorin e dytë të vitit 2018, që nënkupton se qershori do të jetë sërish muaji i prezantimit të një telefoni nga kjo kompani. Pak detaje dihen për të, por përherë OnePlus ka befasuar me telefonat e rinj.
RED Hyrdrogen One
Nuk dihen shumë detaje për telefonin Hydrogen One, por pritet që ky telefon të ketë kamerë të fuqishme e dizajn të pazakontë.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












