Lajme
Sa persona hynë në Kosovë gjatë pandemisë
Menjëherë pas lehtësimit të masave në Shqipëri, këta qytetarë të cilët kanë qëndruar për një kohë në Kosovë janë duke u kthyer në vendin e tyre.
Që nga 11 maji, Shqipëria u ka lejuar të gjithë shtetasve të tyre, si dhe personave që kanë leje qëndrimi në Shqipëri që të mund të shkojnë atje, por që duhet t’i nënshtrohen vetizolimit, raporton KOHA, përcjell albinfo.ch
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se që nga e hëna mbi 150 persona janë kthyer në Shqipëri.
Minxhozi ka treguar se hapja e tërësishme e kufirit varet nga situata e krijuar me Covid-19, por që mundësia më e afërt është që kjo të ndodhë në mes të muajit qershor.
Derisa nga pika kufitare në Vërmicë ka pasur edhe shtetas kosovarë që janë kthyer në Kosovë, por që sipas zyrtarëve policorë kjo është bërë në mënyrë të organizuar, dhe nën përcjelljen e policisë e njësiteve të FSK-se, duke i vendosur në karantinë në Qendrën Studentore, në Prishtinë.
Sipas statistikave të Policisë, nga 1 marsi deri më 13 maj, përmes pikë -kalimeve kufitare, në Kosovë kanë hyrë mbi 320 mije persona, e rreth 309 mijë persona kanë dalë.
Në anën tjetër, në pikën kufitare në Vërmicë, qarkullimi i mallrave nuk është ndalur asnjëherë dhe se janë marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
As fluturimet drejt vendeve të Evropës nga Kosova nuk janë ndalur.
Të gjithë personat që kanë pasur leje qëndrimi atje kanë mundur të shkojnë, pasi që janë realizuar dhe janë duke u realizuar fluturime ajrore nga Aeroporti i Prishtinës.
Më 13 mars, një ditë pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, Qeveria e Kosovës mori vendim për të mbyllur të gjithë kufijtë tokësorë për udhëtarët.
Shtetet fqinje pritet të nisin me hapjen e kufijve, dhe atë nga 1 qershori, siç ka paralajmëruar Serbia, për shtetasit e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













