Lajme
Gjeneva dhe Bazeli do të votojnë për çështjet e taksave
Të dielën votohet taksa në dy kantonet qytete të mëdha të Zvicrës
Këtë të diel votohet taksa në dy kantone. Në Gjenevë, çështja është nëse aksionarët e mëdhenj duhet të paguajnë më shumë taksë mbi fitimet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Aleanca e krahut të majtë, e cila nisi këtë referendum, po kërkon votën “po”, ndërsa autoritetet thonë se miratimi i këtij propozimi do ta bënte Gjenevën më pak tërheqëse për bizneset dhe shumë mund të zgjedhin të largohen nga kantoni.
Në Kantonin e Bazelit (Basel-Stadt) votuesit do të vendosin për shkurtimet e propozuara të taksave, të cilat do të ofrojnë lehtësim financiar për të gjithë taksapaguesit.
Socialistët dhe të Gjelbërit po kërkojnë votën “jo”, sepse ata pretendojnë se paketa e taksave është e pabalancuar dhe fituesit më të mëdhenj, si dhe të pasurit do të përfitonin më shumë se individët dhe familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre









