Shkurt.ch

Gjenevë: Diamanti i rrallë mund të shihet për 50 milionë dollarë

Një diamant i jashtëzakonshëm rozë, pritet të shitet në ankand në Gjenevë për rreth 50 milionë dollarë.

Diamanti me 19 karate, me një ngjyrë të gjallë të jashtëzakonshme, ky diamant konsiderohet shumë i rrallë dhe i veçantë, ka thënë Jean-Marc Lunel, një specialist ndërkombëtar i bizhuterive në Christie, shkruan “The Lokal”.

Ky diamant do të jetë në ankand dhe është vlerësuar në mes 30 dhe 50 milionë dollarë, dhe sipas ekspertëve mund të kushtojë 50 milionë, përcjell albinfo.ch.

Diamanti me prerje drejtkëndëshe është vlerësuar si “i ndezur i gjallë”, shkalla më e lartë e mundshme e intensitetit të ngjyrës.

Një diamant u shit nëntorin e kaluar në Gjenevë me 15 karat për 32.5 milionë dollarë. Kjo arrin në 2.176 milionë dollarë për karat, e cila mbetet çmimi rekord i ankandit botëror për karat për çdo diamant rozë.