Sport
Gjergjaj, luftë në Stamboll për të kthyer titullin e kampionit EBU
Kundërshtari i tij, turku Camkiran, ka boksuar deri tash 11 herë si profesionist dhe të gjitha meqet i ka fituar me nokaut
Boksieri shqiptaro-zviceran i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, “Kobra”, lufton nesër ose “të premten e mirë” (dita paraprijëse e Pashkëve) në Stamboll kundër turkut Umut Camkiran, shkruan albinfo.ch. Kësaj radhe ai synon kthimin e titullit të humbur të kampionit në versionin EBU, ku bëjnë pjesë shtetet jashtë BE-së.
“Kobra” 34-vjeçar, i cili kryqëzon dorëzat me turkun 30-vjeçar, titullin e përmendur e ka mbrojtur në periudhën 2014 – 2016. Ndërsa në luftën e tij të fundit ai pati pësuar një nokaut të rëndë, duke humbur edhe titullin. Fakti se turku bokson para publikut të vet, mund të jetë ngarkesë më e madhe për të dhe, ndoshta favorizues për Gjergjajn, shkruajnë mediat zvicerane në prag të meqit.
Arnold Gjergjaj deri tash ka pasur 34 luftëra në arenën profesioniste, nga të cilat 32 i ka fituar dhe vetëm 2 i ka humbur, shkruan albinfo.ch. Ndërsa kundërshtari i tij ka boksuar deri tash 11 herë si profesionist dhe të gjitha meqet i ka fituar me nokaut.
Përballja zhvillohet të premten, më 19 prill me fillim në orën 22.30 (me kohën e Zvicrës, në orën 22.30), në Hotel Silence në Stamboll. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni turk “DMAX Turkey”.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris













