Lajme

Linda Kalemi, koreografja shqiptare dhe instruktorja e kërcimit sportiv në Turqi

Shqiparja pjesë në klubet sportive më prestigjoze të Stambollit

Linda Kalemi është koreografja e shquar shqiptare dhe instruktorja e kërcimit sportiv në Turqi, ajo rrëfen për jetën dhe eksperiencën e saj profesionale në Turqi, transmeton albinfo.ch.

Linda ka qenë soliste në asamblin shtetëror, ndërsa prej gati 30 vjetësh jeton në Stamboll të Turqisë. Ajo ushtron profesionin e koreografes, instruktores së kërcimit sportiv dhe kuratores së imazhit në klubet sportive më prestigjoze të Stambollit, përfshirë “Fenerbahce” apo imazh i Adidasit

E ftuar në emisionin “Boeing 104.6”, Linda Kalemi ndau me shikuesit dhe dëgjuesit eksperiencën e saj të jetës në Turqi.

Ajo ushton profesionin e koreografes, instruktores së dancit sportiv, kuratores së imazhit në klubet sportive më prestigjoze të Stambollit përfshirë “Fenerbahce” apo imazh i Adidasit.

Aktualisht ajo ka qendrën e saj sportive. Po ashtu në fund  foli pak dhe për pjesën e moderimit të programeve sportive si dhe për përvojën në të shkuarën si moderator e aerobisë në TVSH. /Albinfo.ch