Lajme

Gjermanët mbështesin idenë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm

Ekziston një mbështetje e fortë që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm në Gjermani, sipas një sondazhi të YouGov, i publikuar sot

Instituti tha se 69 për qind e të anketuarve mbështesin një detyrim të përgjithshëm për vaksinim, ndërsa 23 për qind ishin kundër një mase të tillë.

Ndërsa numri i rasteve po rritet dhe kufizimet e bllokimit po kthehen në disa rajone, opinioni publik duket se është zhvendosur në lidhje me këtë çështje të nxehtë.

Dy javë më parë, vetëm 44 për qind e të anketuarve nga YouGov mbështetën vaksinimin e detyrueshëm, ndërsa 27 për qind e kundërshtuan atë.

Duke shkuar më tej, 56 për qind e të anketuarve më 26 dhjetor donin ta mbanin vaksinimin kundër COVID-19 opsional.

Kjo ishte vetëm disa ditë pasi u administruan injeksionet e para.

Në atë kohë, vetëm 33 për qind ishin për detyrimin e tij.

Pasi qeveria përjashtoi në mënyrë të përsëritur detyrimin e vaksinimit më herët gjatë pandemisë, politikanët janë shprehur gjithnjë e më shumë në favor të një lëvizjeje të tillë, ditët e fundit, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Në një takim me kancelaren në detyrë Angela Merkel javën e kaluar, udhëheqësit e landeve i bënë thirrje qeverisë federale që ta bëjë urgjentisht të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e shëndetësisë dhe të kujdesit.

Sot, Ministria e Mbrojtjes e bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për anëtarët e forcave të armatosura të Bundesëehr-it.

Për sa i përket publikut më të gjerë gjerman, një numër liderësh rajonalë, përfshirë kryetarin e bashkisë së Berlinit, Michael Mueller, si edhe kryeministrat e shtetit Volker Bouffier nga Hesse dhe Winfried Kretschmann nga Baden-Wuerttemberg, kanë shprehur mbështetjen e tyre për një detyrim të përgjithshëm të vaksininimit