Shkurt.ch
Gjermanët në zgjedhje parlamentare
Gara mes kampit qeveritar të CDU / CSU dhe FDP dhe opozitës është kokë më kokë dhe duket se dallimet në rezultate nuk do të jenë të thella
Vazhdon të mbetet e paqartë se cili do të jetë partneri në koalicion. Sipas sondazheve të opinionit publik gara mes kampit qeveritar të CDU / CSU dhe FDP dhe opozitës është kokë më kokë dhe duket se dallimet në rezultate nuk do të jenë të thella, shkruan dw.
Si koalicionet më të mundshme konsiderohen vazhdimi i qeverisë së përbërë nga CDU / CSU dhe FDP apo një koalicion i madh mes CDU dhe SPD. Partia Socialdemokrate SPD nga e saj parapëlqen si partner për koalicion Të Gjelbrit. Vendimtare për rezultatet e zgjedhjeve me sa duket është pjesëmarrja e votuesve. Të shtunën, si Merkel dhe Steinbrück bënë përpjekjet e fundit për të thithur votuesit.
Merkel, 59-vjeç, tha para rreth 4.000 përkrahësve të saj në kryeqytetin gjerman, Berlin, se dëshiron të vazhdojë ta drejtojë ekonominë më të madhe të Evropës si “kancelarja tuaj edhe për katër vjet të tjera.
” Në mes të frikërave se Gjermanisë mund t’i duhet në fund të mbajë barrën kryesore për shpëtimin Greqinë nga problemet e saj me borxhet, Merkeli foli gjerë e gjatë për rëndësinë e Evropës për Gjermaninë.
Peer Steinbrück, 66 vjeç, qëndroi në ditën e fundit të fushatës elektorale në Frankfurt. Në takimin e tij elektoral ai u kërkoi të pranishmëve ta votojnë për të ndryshuar politikën në Gjermani.
Rezultatet e para paraprake priten pak pas orës 18:00. Rezultati paraprak zyrtar priten gjatë mesnatës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












