Lajme
Gjermanët presin ndryshime pas zgjedhjeve në SHBA
Në Gjermani, shumë mendojnë se ndikimi i zgjedhjeve presidenciale amerikane në vendin e tyre është më i madh se kudo në Evropë.
Në Gjermani, shumë mendojnë se ndikimi i zgjedhjeve presidenciale amerikane në vendin e tyre është më i madh se kudo në Evropë.
Vendi me ekonominë më të fuqishme në BE strehonte rreth 36 mijë trupa amerikane dhe me 200 miliardë dollarë në vit është partneri më i madh tregtar amerikan në Evropë, shkruan Voa, përcjell Albinfo.ch.
Por marrëdhëniet historikisht të afërta midis dy vendeve janë ftohur pas akuzave të zotit Trump se Gjermania nuk po pëmbush përgjegjësitë e saj në NATO. Disa ligjvënës gjermanë tani ndihen të shqetësuar për aleancën transatlantike.
“Ka qënë një rrugë e vështirë gjatë katër viteve të fundit, pasi ShBA ndryshuan duke u larguar nga Evropa dhe kushtuar rëndësi gjerave të tjera në botë, ose duke u tërhequr nga roli i tyre si mbrojtës e garantues i rregullit ndërkombëtar. Gjermania që është ndërtuar mbi këto parime, po mundohet të kuptojë dhe të ripozicionohet ndaj këtyre ndryshimeve”, thotë Thomas Kleine-Brockoff nga Fondi Gjerman Marshall.
Vendimi i vitit të kaluar i Presidentit Trump për uljen e numrit të trupave amerikane në Gjermani ngjalli dyshime edhe më të mëdha për angazhimin e përgjithshëm të SHBA-së ndaj NATO-s.
“Nëse Amerika largohet dhe NATO shuhet, do të shihnim rritje të mosmarrëveshjeve në Evropë jo bashkim midis vendesh. Pra, do të kemi një kontinent evropian të përçarë dhe me shumë ballafaqime”, thotë Thomas Kleine-Brockoff nga Fondi Gjerman Marshall.
Jo të gjithë janë pesimistë. Partia e djathtë “Alternativa për Gjermaninë“ mirëpriti vendimin e Presidentit Trump për uljen e pranisë ushtarake. Të tjerë shohin mundësi të reja, pavarësisht se kush është president i ardhshëm amerikan.
“Nuk mendoj se është rezultat i udhëheqjes së zotit Trump fakti që ShBA vendosi përparësi të tjera, si për shembull interesat në Paqësor. Mendoj se është koha që evropianët të rriten dhe çlirohen nga varësia ndaj Shteteve të Bashkuara”, thotë Sophia Becker nga Këshilli gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.
Cilido qoftë rezultati përtej Atlatikut, shumë në Berlin besojnë se, për mirë ose për keq, ndryshimi do të ndodhë së shpejti.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














