Integrimi
Gjermanët solidarizohen me katërnjakët shqiptarë
Menjëherë pas lindjes, në klinikën universitare të Jena-s janë paraqitur numër i madh njerëzish që kanë ofruar gatshmërinë e tyre për të ndihmuar në forma të ndryshme
Lindja një javë më parë e katërnjakëve të familjes shqiptare Keta në Jena të Gjermanisë, ka qenë lajm i parë në shumë medie gjermane dhe më gjerë. Ndërkohë, siç njofojnë mediet e atjeshme, të katër të posalindurit janë mirë me shëndet.
Veç kësaj bëhet e ditur se katërnjakët, gjegjësisht prindërit e tyre qysh tash janë vërshuar nga një valë e vërtetë solidarzimit të qytetarëve gjermanë, shkruan thüringer Nachrichten.
Menjëherë pas lindjes, në klinikën universitare të Jena-s janë paraqitur numër i madh njerëzish që kanë ofruar gatshmërinë e tyre për të ndihmuar në forma të ndryshme. Ata, në të shumtën e rasteve dëshirojnë të dhurojnë para për familjen e re dhe t`i qëndrojnë pranë asaj, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë janë formuar edhe grupe mbështetëse per familjen Keta, në facebook dhe në Twitter që duan të grumbullojnë artikuj të nevojshëm për fëmijë, dedikuar katërnjakëve shqiptarë.
Siç është shkruar tashmë, familja Keta ka emigruar në Gjermani në muajin korik të këtij viti për të kërkuar azil.
“Ne donim që katërnjakët tanë të kishin një shans për të jetuar. Këtë gjë nuk mund t`ua garantonte askush në Shqipëri”, ka thënë Vebi Keta.
Foshnjat me emrat: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika tashmë janë nxjerrë nga inkubatori dhe do të vendosen në repartin e nohur si “shtrati i ngrohtë” për përkujdesje të mëtejme.
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë