Lajme
Gjermanët, të etur për pushime
Çmime të larta kudo, megjithatë kjo nuk i tremb gjermanët të derdhin para për pushimet. Operatorët turistikë nuk shënojnë ndonjë rritje të ndjeshme të ofertave shumë të leverdisshme, përkundrazi. “Inflacioni dhe kriza energjitike nuk kanë çuar në një bum të ofertave të lira”, thotë Sven Schikarsky, drejtor i sektorit të udhëtimit të Dertour. Edhe sipas të dhënave të koncernit turistik, TUI, shumë gjermanë shpenzojnë më shumë për pushime.
Pushuesit me gjithë çmimet kërkojnë më shumë cilësi. Sipas vlerësimit të organizuesit të udhëtimeve, Dertour është shtuar kërkesa për hotelet me kategori më të larta yjesh në sezonin e dimrit. 82% e gjermanëve kanë kërkuar për pushime hotele me katër ose pesë yje nga nëntori 2022 deri në shkurt 2023. Kjo do të thotë 9% më shumë se verën e kaluar 2022.
Buxheti për pushime, gjithnjë nën kontroll
Por, me gjithë dëshirën për cilësi, shumë pushues tregojnë kujdess të madh për paratë që planifikojnë të shpenzojnë. sipas vlerësimit të Dertour 3/ e udhëtarëve vendosin të klikojnë për ofertat “all inclusive”. Kjo shënon një rritje krahasuar me periudhën para tre vjetësh. Destinacioni më i preferuar i gjermanëve mbetet Spanja dhe në dimër ishujt Kanare.
Edhe koncerni TUI ka njoftuar për rritje të numrit të pushuesve. Aktualisht çmimi mesatar për paketat e udhëtimeve është 5% më i lartë, se vitin e kaluar, dhe 265 më i lartë se në verën e vitit 2019. Kreu i TUI, Sebastian Ebel në prezantimin e shifrave të tremujorit, u shpre për një “zhvillim të fortë të prenotimeve”. Me 8,3 milionë prenotime shifrat e TUI janë gati në nivelin e para pandemisë. Ky zhvillim tregon për një kërkesë të lartë për pushime./dw
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












