Lajme
Gjermani: Autori i vrasjeve në Hamburg, muajin e kaluar ishte intervistuar nga policia
I dyshuari për vrasjen e shtatë personave në Gjermani muajin e kaluar ishte intervistuar nga policia pasi kishte pasur raportime që ngisnin alarme për shëndetin e tij mendoj.
I njëjti kishte bashkëpunuar me policinë dhe nuk kishte prova të mjaftueshme që mund të çonin deri te konfiskimi i armës së tij, shkruan BBC, përcjellë Albinfo.ch
Të premten, shefi i Policisë së Hamburgut Ralf Martin Meyer tha se në shkurt zyrtarët policor e kishin vizituar pasi kishin pranuar një letër anonime me shqetësime se i njëjti kishte urrejtje ndaj besimtarëve, në veçanti “Dëshmitarëve të Jehovait”. Sipas udhëheqësit të policisë, letra theksonte se i njëjti mund të vuante edhe nga sëmundje mendore edhe pse nuk ishte diagnostikua.
Shefi i policisë ka shtuar se i dyshuari ishte bashkëpunues dhe dyshimet që ngre një letër anonime për shëndetin mendor të dikujt nuk janë bazë për të ndërmarrë veprime, raporton BBC, përcjellë, Albinfo.ch.
Ai kishte leje për të mbajtur armën, për qëllime sportive. Pas ngjarjes, ministri i brendshëm i Gjermanisë ka deklaruar se po përgatiten ligje të reja sa i përket armëmbajtjes.
Tetë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe një grua shtatzënë që mbijetoi por foshnja e saj vdiq.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















