Lajme
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 30-vjeçarin gjerman që vrau shqiptarin
Një 30-vjeçar gjerman është dënuar me burg përjetë pasi qëlloi për vdekje me armë një shqiptar nga Kosova, i cili ishte i dashuri i ish-partneres së tij. Ngjarja ndodhi në Freiburg-Betzenhausen në janar të këtij viti.
Gjykata e Freiburgut vendosi të martën burgimin për jetë, duke thënë se gjermani qëlloi me armë në gjoks shqiptarin nga Kosova, transmeton A2 përcjell albinfo.ch. Krimi ndodhi në rrugën përballë banesës së gruas në Freiburg, ndërsa viktima ndërroi jetë në spital dhe u varros disa ditë më vonë në Kosovë.
Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, të cilët duartrokitën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë. Ndërkohë, avokati i gjermanit ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.
30-vjeçari dëgjoi dënimin në heshtje, ndërsa kryetari i trupit gjykues lexoi arsyetimin, ai u shtri përtokë dhe po qante.
I akuzuari kishte shkuar me makinë në banesën e ish-partneres së tij. Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare. Papritur ai ka nxjerrë një revole dhe qëlloi në kraharor partnerin e ish-bashkëshortes së tij.
Pas operacionit të gjerë të policisë në vendin e krimit, ka pasur kritika nga banorët. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur tek i plagosuri gati gjysmë ore pas policisë. Kryqi i Kuq dhe policia i kanë mohuar akuzat.
Viktima ka ndërruar jetë pak më pas në spital. Burri u varros disa ditë më vonë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










