Lajme
Gjermani: Dalja e trenit nga shinat u shkaktua nga rrëshqitja e dheut
Një tren ka dalë nga shinat në shtetin jugperëndimor të Baden-Württemberg, me gjasë si pasojë e një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur rajonin gjatë fundjavës, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë gjermane të hënën, hetuesit kanë konstatuar se “uji shkaktoi një rrëshqitje dheu në zonën e argjinaturës pranë shinave, e cila nga ana tjetër ka të ngjarë të ketë shkaktuar daljen nga shinat të trenit”.
Incidenti ndodhi pas një stuhie të fuqishme që përfshiu rajonin, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa zona.
Të paktën 41 persona janë raportuar të plagosur nga aksidenti, ndërsa zyrtarët kishin njoftuar më herët për rreth 50 të lënduar. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar rëndë apo në rrezik për jetën.
Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik i Gjermanisë (DWD) ka paralajmëruar për reshje të mëtejshme në zonën e Baden-Württemberg, me shira që pritet të arrijnë nga 20 deri në 30 litra për kilometër katror.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit dhe kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar në udhëtime për shkak të kushteve të motit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










