Lajme
Gjermani: Këtë javë sillen masa të reja për migracionin dhe natyralizimin në kabinet
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU), pritet të paraqesë këtë të mërkurë në kabinet projektligjet e para për kufizimin e migracionit dhe ndryshimin e procedurave për natyralizim. Këto masa vijnë vetëm tre javë pas nisjes së qeverisë së re të koalicionit të përbërë nga Unioni dhe SPD, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas burimeve qeveritare, ndër ndryshimet kryesore përfshihet pezullimi i përkohshëm i ribashkimit familjar për personat që nuk kanë fituar statusin e azilit, por që lejohen të qëndrojnë në Gjermani për arsye humanitare, si përndjekje politike apo kërcënime për jetën në vendin e origjinës. Për këta persona, ribashkimi familjar do të ndalohet për një periudhë dyvjeçare, me përjashtime vetëm në rastet e veçanta humanitare.
Gjithashtu, pritet të hiqet edhe mundësia për natyralizim të përshpejtuar pas tre vitesh qëndrimi në Gjermani, një procedurë që u fut nga qeveria e mëparshme e “semaforit”. Kjo rrugë e shpejtë u ofronte qytetari atyre emigrantëve me njohuri të avancuara të gjuhës gjermane dhe rezultate të dalluara në punë, arsim apo shoqëri, transmeton albinfo.ch.
“Ne duhet të reduktojmë faktorët që e bëjnë Gjermaninë vend tërheqës për migracion të pakontrolluar,” deklaroi Dobrindt për median gjermane Bild, duke shtuar se këto masa janë një sinjal i qartë se politika e migracionit në vend po ndryshon.
Sipas projektligjit të publikuar nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, qëllimi është të theksohet rëndësia e qëndrimit të ligjshëm si kusht themelor për marrjen e shtetësisë gjermane.
Paketa legjislative do të shqyrtohet dhe miratohet nga kabineti, ndërsa zbatimi i saj do të pasohet nga diskutime në Bundestag, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











