Lajme
Gjermani: Koalicioni i ri do të zgjasë frenimin e qirasë dhe do të ulë çmimet e energjisë

Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani ka sjellë një lajm të mirëpritur për qiramarrësit: frenimi i qirasë (Mietpreisbremse) do të zgjatet për të paktën katër vite të tjera, përtej vitit 2025.
Sipas rregullores aktuale, pronarët nuk lejohen të kërkojnë qira më shumë se 10 për qind mbi qiranë mesatare të tregut në zonën përkatëse. Për më tepër, rritjet e qirasë kufizohen në 20 për qind brenda tre viteve – ose vetëm 15 për qind në zonat me treg të ngushtë të banesave. Këto kufizime do të qëndrojnë në fuqi edhe për një periudhë të zgjatur, duke siguruar stabilitet për miliona qiramarrës në vend, transmeton albinfo.ch.
Në një përpjekje për të forcuar zbatimin e këtyre masave, koalicioni synon gjithashtu të vendosë gjoba për pronarët që i shkelin rregullat. Nga ana tjetër, ata që ofrojnë banesa me qira më të ulëta se tregu do të shpërblehen me lehtësime tatimore.
Për të rinjtë që jetojnë me qira, marrëveshja e koalicionit parashikon vendosjen e një “Garancie GP” – një paketë që përfshin investime në strehim për studentët dhe kursantët, ndihmë financiare për kooperativat e banesave, si dhe përforcimin e të drejtave të të rinjve në tregun e qirave, shkruan The Local.
Këto masa synojnë të ndihmojnë familjet në përballimin e kostove të jetesës dhe të ofrojnë një lehtësim real në një kohë pasigurie ekonomike për shumë qytetarë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Zvicër
-
Sulmet seksuale në taksi: një fenomen i nënvlerësuar në Zvicër Një drejtues taksie u dënua të mërkurën nga Gjykata Penale e Lozanës me 24 muaj burg,...
-
4 votimet e mundshme për marrëveshjet Zvicër-BE
-
Sa të huaj të pasur marrin një nga vizat e arta të Zvicrës?
-
St. Gallen ndalon njohjen automatike të fytyrës në hapësirat publike
-
Zvicër: Kërkohen gjithnjë e më shumë vezë, rriten importet me 48%