Lajme
Gjermani: Krime të motivuara politikisht ndaj refugjatëve
Krahasuar me një vit më parë në vitin 2024 në Gjermani u shënua një rritje e konsiderueshme e numrit të sulmeve me motivim politik ndaj strehimoreve të refugjatëve ose personave që jetojnë në qendra për azilkërkuesit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane me kërkesë të partisë E Majta, në vitin 2023 kishte pasur 167 sulme me motivim politik ndaj banesave të refugjatëve. Kurse në vitin 2024 kjo shifër u rrit në 218.
28 nga sulmet e kryera në vitin 2024 u klasifikuan si vepra të dhunshme. Të dhënat e ministrisë tregojnë se prej sulmeve u plagosën 14 vetë, mes tyre një fëmijë.
Nga ana tjetër numri i krimeve të motivuara politikisht kundër refugjatëve që nuk jetojnë në strehimore ka qenë në vitin 2024 më i ulët se në vitin 2023. Deri në fund të vitit 2024 autoritetet regjistruan 1,905 krime, ndër to 237 krime të dhunshme, ndaj refugjatëve. Në vitin 2023 kjo shifër ishte 2,450.
“Numri i fyerjeve, kërcënimeve dhe sulmeve ndaj refugjatët kanë qenë shqetësuese për vite me radhë,” tha në Bundestag zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e partisë E Majta, Klara Bynger. Është skandaloze që kjo situatë po tolerohet nga një pjesë e madhe e politikanës dhe publikut, të cilët e pranojnë këtë gje duke ngritur supet./DW
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













