Lajme
Gjermani: Makina përplas turmën, të paktën tre të lënduar në Shtutgart
Të paktën tre persona janë lënduar, pasi një makinë u përplas me një grup kalimtarësh në zonën qendrore të qytetit jugperëndimor gjerman Shtutgart të premten, njoftoi policia lokale, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas një zëdhënësi të policisë, shoferi i automjetit është arrestuar menjëherë pas incidentit, i cili ndodhi në lagjen Olgaeck. Autoritetet reaguan me shpejtësi, duke dërguar njësi të shumta në vendngjarje.
Policia e Shtutgartit bëri të ditur në rrjetet sociale se operacioni është ende në vazhdim dhe ka kufizime të konsiderueshme të trafikut në qendër të qytetit.
Ndërkohë, zjarrfikësit e Shtutgartit konfirmuan përmes një postimi në platformën X se po i përgjigjeshin një “aksidenti të rëndë trafiku me viktima të shumta”. Ata thanë se zona është rrethuar dhe të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në vendngjarje.
Sipas njoftimeve të mëvonshme, disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda. Nuk ka ende detaje për motivin apo rrethanat e aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Hetimet po vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













