Lajme
Gjermani: Ministri i Brendshëm paralajmëron kufizimin e ribashkimit familjar

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU), pritet t’i paraqesë kabinetit të mërkurën një projektligj që parashikon kufizime të reja për ribashkimin familjar të disa kategorive të refugjatëve. Lajmi, i konfirmuar nga Ministria e Brendshme për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, u publikua fillimisht nga gazeta Bild am Sonntag, transmeton albinfo.ch.
Sipas planit, që rrjedh nga marrëveshja e koalicionit aktual mes CDU/CSU dhe SPD, refugjatëve me status të kufizuar mbrojtjeje të ashtuquajturit përfitues të mbrojtjes subsidiare do t’u ndalohet për dy vjet ribashkimi familjar. Përjashtim do të bëjnë vetëm rastet jashtëzakonisht të rënda.
“Deri tani, në Gjermani janë pranuar 1000 vetë në muaj. Tani kjo merr fund,” deklaroi Dobrindt për Bild. Ai tha se Gjermania duhet të “zvogëlojë ndjeshëm faktorët tërheqës” dhe të tregojë qartë se “politika e migracionit ka ndryshuar”.
Ribashkimi familjar për këtë kategori refugjatësh ishte pezulluar fillimisht midis marsit 2016 dhe korrikut 2018, me arsyetimin për të shmangur mbingarkesën në sistemin e pritjes dhe integrimit. Që nga gushti i vitit 2018, ishte lejuar hyrja mujore e deri në 1000 personave, pjesëtarë të familjeve të refugjatëve që nuk kanë status të plotë azili, por gëzojnë mbrojtje për shkak të rrezikut të ndjekjes në vendin e origjinës, shkruan DW,transmeton albinfo.ch.
Megjithëse marrëveshja e koalicionit të vitit 2021 ndërmjet SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDP-së kishte parashikuar heqjen e kufizimeve për këtë kategori, kjo politikë nuk u zbatua kurrë.
Ndërkohë, mbi 30 organizata joqeveritare i kanë bërë thirrje qeverisë federale të tërhiqet nga planet për kufizimin e ribashkimit familjar dhe, përkundrazi, të punojë për zgjerimin e të drejtave për bashkim familjar, duke e cilësuar ndarjen e familjeve si jo humane dhe pengesë për integrim të suksesshëm.
E-Diaspora
-
Politikanët sërish në Alba Festival Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një...
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Gjermani kërkon rimbursim prej 2.4 miliardë CHF – Zvicra ndalon pagesën në minutën e fundit Në shikim të parë, aplikimi dukej i plotë dhe korrekt, por pas një inspektimi më të...
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Nuk ka ndihma për emigrantët pa dokumente në Cyrih
-
Prishja e ndërtesave të vjetra në Zvicër me pasoja sociale
-
Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës