Lajme
Gjermani: Njohja e Palestinës në këtë moment do të ishte e dëmshme
Qeveria gjermane ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend ta njohë për momentin Palestinën si shtet të pavarur. Një zëdhënës i saj theksoi se një hap i tillë do ta dobësonte procesin e arritjes së një marrëveshjeje të negociuar për zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës.
“Qëllimi ynë mbetet arritja e një zgjidhjeje të negociuar me dy shtete, edhe pse aktualisht duket e vështirë. Njohja e Palestinës duhet të ndodhë në fund të këtij procesi, sepse në këtë moment do të ishte kundërproduktive,” deklaroi ai.
Ndërkohë, disa vende si Australia, Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar se në muajin shtator mund ta njohin shtetin palestinez, megjithëse secila prej tyre ka vendosur kushte të ndryshme. Ky qëndrim është pritur me kundërshtime të forta nga Izraeli, i cili e sheh si një “shpërblim për veprimet e Hamasit”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu madje e quajti kryeministrin australian Anthony Albanese “politikan të dobët dhe tradhtar”, pasi, sipas tij, ky i fundit i ka kthyer shpinën komunitetit hebre në Australi duke mbështetur njohjen e Palestinës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












