Lajme
Gjermani: Tragjedi familjare, nëna dyshohet se vrau 2 djemtë e saj e pastaj veten
Tre trupa janë gjetur në një shtëpi në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë.
Policia beson se ishte një tragjedi familjare. Një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.
Mediat e huaja raportojnë se një 45-vjeçar ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës bashkëshorten e tij në të njëjtën moshë dhe dy djemtë e tij 14 dhe 16 vjeç.
Ndërsa bëhet e ditur se punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen.
Oficerët ndërsa gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.
Sipas dyshimeve të para, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.
Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme.
Sipas raportit, hetuesit morën në pyetje fqinjët në lagje të martën në mbrëmje, ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore siguruan prova.
Villingen-Schwenningen ndodhet në jug të Baden-Württemberg dhe, sipas administratës së qytetit, ka pothuajse 90,000 banorë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












