Lajme
Gjermani: Zjarr i madh në fabrikën e metaleve në Berlin
Rreth 170 zjarrfikës ndodheshin në vendngjarje, duke u përpjekur të kontrollonin flakët. Banorët pranë fabrikës u këshilluan të mbanin dritaret dhe dyert e tyre të mbyllura për t’u mbrojtur nga tymrat.
Zjarrfikësit gjermanë luftuan të premten për të kontrolluar një zjarr që shpërtheu në një fabrikë të teknologjisë metalike në jugperëndim të kryeqytetit, Berlin.
Nga kompleksi, i vendosur në lagjen Lichterfelde të Berlinit, mund të shihen shtëllunga tymi të errët.
Një dhomë teknike në katin e parë të ndërtesës ishte “plotësisht e përfshirë nga flakët”, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Diehl Metall, kompania që zotëron fabrikën, kishte depozituar kimikate brenda ndërtesës, duke bërë që brigada e zjarrfikësve të lëshonte një paralajmërim rreziku si masë paraprake. Banorët aty pranë u këshilluan të mbyllnin dritaret dhe dyert për t’u mbrojtur nga tymi.
Nuk raportohet për të lënduar, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, megjithëse pjesë të ndërtesës raportohet se janë shembur. Rreth 170 zjarrfikës ishin në vendngjarje, duke përdorur shkumë shuarëse, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Berlinit në X, dikur Twitter.
Një shkollë në lagje u mbyll dhe nxënësit u dërguan në shtëpi, tha zëdhënësi për DPA.
Diehl Metall është një degë e Grupit Gjerman Diehl./DW
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













