Bota

Gjermania, 16 miliardë euro për refugjatët

12 mijë euro i ka kushtuar Gjermanisë çdo refugjat i cili ka hyrë në vend në 18 muajt e fundit. Shuma është llogaritur vetëm për akomodim, ushqim, kurse në gjuhën gjermane, rroba dhe të kujdesi për jetimët.

Llogaritjen e kostove që lidhen me refugjatët e ka kërkuar partia e majtë, e cila ka kërkuar nga qeveria në parlament të shpallë se sa buxhet ka harxhuar për emigrantët, njoftojnë mediat nga Berlini, përcjell albinfo.ch.

Duke pasur parasysh se Gjermania vitin e kaluar në qershor të këtij viti ka marrë më shumë se 1.3 milion refugjatë, kostoja totale për ata do të arrijnë në rreth 16 miliardë euro në 18 muaj.

Shuma nuk përfshin koston e trajnimit në punë ose për deportimin e atyre të cilëve kërksat për azil ishin refuzuar nga autoritetet gjermane.

Sipas Asociacionit të qyteteve në Gjermani, komunat kanë një “vrimë” në buxhetin e përgjithshëm  prej më shumë se 2.5 miliardë euro që kanë të bëjnë me refugjatët, por vetëm Bavarisë i ka kushtuar rreth 400 milionë euro për nevojat e emigrantëve.

Sipas gazetës “Die Presse” në Austri kostoja për secilin refugjat në vitin 2016 është rreth 10.700 euro.