Bota
Gjermania ashpërson ligjin për dhunën seksuale
Kush dënohet për vepra penale me motiv seksual, mund të dëbohet më lehtë në vendin e origjinës.
Një aktiviste për të drejtat e gruas, Kristina Lunz, thotë se kuadri ligjor aktual gjerman është “mesjetar”, shpesh femrat në rate të tilla janë të shokuara, kanë frikë nga dhuna, e mendojnë se kundërpërgjigjja mund të sjellë pasoja edhe më të këqija.
Siç raporton DW, Lunz është e zhgënjyer, sepse Gjermania ka kohë që ka nënshkruar Konventën e Stambollit, në bazë të së cilës të gjitha kontaktet seksuale jo në ujdi të dyanshme janë të dënueshme. Por, këtë konventë Gjermania ende nuk e ka ratifikuar.
Ministria e Drejtësisë në Berlin përgatiti që vitin e shkuar një projektligj, por për shumë deputetë kjo ishte më shumë bezdi, thotë deputetja socialdemokrate, Eva Högl. Pas ngjarjeve në Natën e Vitit të Ri në Köln, ku grupe djemsh afrikanoveriorë ngacmuan seksualisht e vodhën shumë vajza, nuk pati më kundërshtime për reformimin e ligjit, që u bë pjesë e debatit publik, krahas debatit për fenë, prejardhjen dhe racizmin. Pas diskutimesh të gjata, projektligji kalon për miratim në Bundestag.
Deputetja Högl është krenare për këtë ndryshim të Kodit Penal për ngacmimin seksual e përdhunimin.
Në këtë ndryshim parashikohen si vepra penale edhe ngacmimet e sulmet seksuale në grup, një pasojë direkte e ngjarjeve të Kölnit.
Në ndryshimet ligjore parashikohet edhe lidhja e veprës penale me të drejtën e qëndrimit për të huajt. Kush dënohet për vepra penale me motiv seksual, mund të dëbohet më lehtë në vendin e origjinës.
Organizatat që merren me trajtimin e viktimave, si “Weißer Ring” – „Unaza e Bardhë“ apo “Shoqata e Juristëve Gjermanë” e përshëndesin këtë reformë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













