Lajme
Gjermania ashpërson sërish masat: Zgjaten kufizimet deri më 18 prill
Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, Gjermania rikthen masat kufizuese dhe nuk lejon lirimin e tyre as në kohën e Pashkëve. Në një kohë që shumë vetë kishin shpresuar për pushime të shkurtra.
Lockdowni që po zgjat që nga nëntori në Gjermani, do të zgjatet deri më 18 prill, po ashtu po tërhiqen edhe ato pak lirime që u lejuan këto dy javët e fundit. Ky ishte vendimi i kancelares Merkel me kryeministrat e 16 landeve gjermane pas takimit të së hënës (22.03) në Berlin. Kjo kohë kufizimesh është e veçantë, pasi përfshin edhe ditët e Pashkëve, një nga festat më të rëndësishme fetare në Gjermani pas Krishtlindjeve. Krahas rëndësisë fetare që kjo festë ka për katolikët, këto ditë janë edhe ditë udhëtimesh për familjet apo vizitash familjare. Por kjo gati nuk ka për të qenë e mundur.
Takimi i kryeministrave me kancelaren Merkel ishte i vështirë të hënën, madje u fol një kohë edhe për dështim të bisedimeve, sepse ishte e vështirë të arrihej ujdia. Disa lande federale kishin hyrë madje në bisedime me propozime për lirime masash. Pas 13 orë bisedimesh, Merkel ia doli me strategjinë e saj për shtrëngim masash, madje duke u marrë këtyre landeve edhe premtimin për forcimin e masave kundër Coronës./DW
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla