Lajme
Gjermania dëbon dhjetëra afganë në Afganistan
Gjermania dëboi disa afganë në vendin e tyre – për herë të parë prej se talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.
“Ata ishin të gjithë të dënuar, të cilët nuk kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani dhe kundër të cilëve ishin lëshuar urdhra për dëbim”, tha zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Agjencia e lajmeve DPA raportoi se një avion i kompanisë Qatar Airways me 28 shtetas afganë në bord, të cilët kishin arritur në Gjermani nga shtete të ndryshme, është nisur nga Lajpcihu për në Kabul mëngjesin e së premtes.
Operacioni u organizua nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë.
Gjermania nuk ka marrëdhënie diplomatike me udhëheqësit talibanë në Kabul.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin Manhajm në fund të majit, se dëbimi i kriminelëve të rrezikshëm dhe i të dyshuarve terroristë në Afganistan dhe Siri do të bëhet i mundur.
Debati është rikthyer pas një sulmi vdekjeprurës me thikë, javën e kaluar në qytetin e Solingenit, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.
I dyshuari kryesor për këtë sulm është një 26-vjeçar sirian, i cili besohet se i ka shpëtuar urdhrit të dëbimit./ Radio Evropa e Lirë
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














