Bota
Gjermania dëbon dy militantë islamikë
Pas sulmeve terroriste në vend, Berlini ka forcuar procesin e deportimit të njerëzve që janë pjesë e ndonjë rrjeti radikal islamik
Gjykata Federale e Gjermanisë konfirmon dëbimin e planifikuar të dy militantëve islamikë, shtetas të huaj, që kanë lindur në Gjermani dhe kanë të drejtë në shtetësinë gjermane.
Dënimi për deportimin me forcë të dy radikalëve islamikë është bërë, edhe pse Gjykata nuk gjen prova se ata kanë kryer ndonjë sulm terrorist apo krime të tjera.
Të dy Islamistët me pasaportë algjeriane dhe nigeriane, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, u arrestuan në qytetin Göttingen muajin e kaluar, pas një hetimi nga policia gjermane, të cilët po planifikonin një sulm terrorist.
Pas arrestimit të tyre, policia gjeti armë, për të cilat nuk ka nevojë për leje dhe janë gjetur dhe flamuj të Shtetit islamik, ISIS, përcjell albinfo.ch.
Sipas prokurorisë, të dy islamistët diskutuan se si kanë për ta kryer një sulm terrorist, por nuk kishte plan të veçantë që ata dëshironin për ta zbatuar, por sipas gjykatës, është e mjaftueshme që të deportohen në vendet me pasaportat e të cilave janë mbajtur.
Pas sulmeve terroriste në vend, Berlini ka forcuar procesin e deportimit të njerëzve që janë pjesë e ndonjë rrjeti radikal islamik.
Një pjesë e autorëve të mundshëm të krimeve të rënda në bazë të ndryshimeve të reja ligjore mund të humbin shtetësinë e tyre gjermane, nëse kanë pasaportën e një vendi tjetër.
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë Parlamenti Evropian hodhi poshtë të mërkurën planet për të lejuar linjat ajrore të kenë vonesa më... -
Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër -
Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë -
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit -
Davos
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes












