Lajme
Gjermania dërgon ushtarë shtesë në Kosovë
550 ushtarë do të dërgohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it, para zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj
Për shkak të zgjedhjeve serbe që po afrohen, dhe tensioneve në rritje në veri të Kosovës , Bundesveri gjerman ka vendur dërgimin e përforcime shtesë për misionin paqeruajtës ndërkombëtar KFOR në Kosovë, që udhëhiqet nga NATO-ja, raporton javorja gjermane, Spiegel.
Këtë vendim të NATO-s e kishin miratuar parlamentarët gjermanë të premten në mbrëmje.
Sipas Spiegel, 550 ushtarë do të dërgohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it, para zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj.
Pos kësaj, në Kosovë do të dërgohen edhe afro 150 ushtarë austriakë, për shkak të shqetësimeve se mund të shpërthej dhuna në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.
Sipas Spiegel, trupat do të vendosen më 1 maj. Aktualisht në Kosovë gjenden 5800 ushtarë të KFOR-it, ndërsa prej tyre 1300 janë pjesëtarë të forcave të armatosura gjermane.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














