Bota
Gjermania dhe Kina, në ‘luftë’ për veturat elektrike
Berlini ka premtuar mbi 1 miliard euro për projekte evropiane të prodhimit të baterive
Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, tha se vendi mund të konkurrojë me Kinën në prodhimin e baterive për veturat elektrike, duke këmbëngulur se blerësit e veturave në vendin e tij do të paguajnë më shumë për cilësi më të lartë të prodhuar në Gjermani.
Përparësia e Kinës në teknologjinë e baterive shihet si një kërcënim për sektorin e veturave në Gjermani, që është një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe vendeve të punës për vendin.
Bateria është pjesa me më shumë vlerë tek një makinë elektrike dhe përbën thuajse 45% të kostos së përbërësve. Qeveria gjermane kërkon që të paktën 30% e prodhimit botëror të baterive të ndodhë në Evropë, transmeton Scan.
Berlini ka premtuar mbi 1 miliardë euro për projekte evropiane të prodhimit të baterive, përcjell albinfo.ch.
Disa prodhuesi gjermanë, përfshirë Dailmer dhe Bosch, kanë qëndruar deri më tani larg zhvillimit të teknologjisë së baterive.
Altmaier mirëpriti angazhimin e Opel në ndërtimin e qelizave të baterive dhe shtoi se cilësia e inxhinierisë gjermane do t’i japë përparësi vendit ndaj furnitorëve, krahasuar me rivalët kinezë.
Analistët thonë se kompanitë kineze pritet të kenë mbi 2/3 e tregut botëror të teknologjisë së re të baterive në dekadën e ardhshme.
Ky vit është i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë të makinave, që duhet të rrisin shitjet e makinave elektrike për të shmangur gjobat nga Brukseli.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia













