Lajme
Gjermani: Më shumë liri për njerëzit e vaksinuar nga e diela
Gjermania ka miratuar masa të reja për njerëzit, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe ata që janë shëruar nga virusi, të cilët nuk do të duhet të respektojnë më shtetrrethimin, si dhe rregullat e karantinës dhe të kontaktit. Atyre do t’u lejohet gjithashtu hyrja në dyqane dhe ambiente të tjera pa dhënë më parë një rezultat negativ të testit, siç kërkohet aktualisht nga pjesa tjetër e popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Të enjten koalicioni i madh – i përbërë nga CDU / CSU e Kancelares Angela Merkel plus Social Demokratët, të Gjelbrit dhe e Majta votuan në favor të rregullores.
Ligji u miratua nga Bundesrat, i cili përfaqëson 16 shtetet, të premten. Ai do të hyjë në fuqi nga e diela, sqaroi qeveria gjermane në faqen e saj të internetit.
Gjermania dha më shumë se një milion vaksina në ditë për herë të dytë, duke grumbulluar numrin e njerëzve që kanë marrë një dozë në mbi 30 për qind, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












