Lajme
Gjermania duhet të përgatitet për 100 mijë viktima nga Covid-19 këtë dimër
Christian Drosten është një nga virologët më të njohur gjermanë, po ashtu i njohur në botë, dhe fjala e tij mbi pandeminë gjithmonë dëgjohet me vëmendje në Gjermani, ashtu siç edhe ndez debat.
Në një podcast të fundit të tij, Prof. Christian Drosten ka paralajmëruar Gjermaninë nga “një dimër shumë i vështirë” dhe madje i sheh të mundura edhe kufizimet e kontaktit, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Nëse nuk ka sukses në drejtim të vaksinimit, atëherë Gjermania duhet të përgatitet për të paktën 100.000 të vdekur të tjerë nga Corona, “para se të qetësohen ujërat”, tha ai në podcastin javor për NDR. Madje ai e cilëson atë si “një vlerësim të kujdesshëm”. Drosten e merr këtë shifër nga krahasimi me Britaninë e Madhe.
Prof. Christian Drosten, drejtues i virologjisë në Charite në Berlin, shprehet në lidhje me gjendjen në spitale e trajtimin intensiv. “Kemi për momentin një situatë emergjence”. Ai kërkon “që të veprohet menjëherë”. Për këtë duhen diskutuar edhe masa, për “të cilat ne shpresonim, se i kishim lënë pas”.
Sipas virologut, “ne duhet të kontrollojmë ndoshta sërish zhvillimin e infektimeve përmes masave të kontaktit, jo ndoshta, por me siguri”. Megjithatë ai pranon se do të ishte e vështirë nga ana juridike, që të vendosen masa të zgjeruara të kufizimit të kontaktit. Si mundësi tjetër për të mos shkuar deri tek kufizimi i kontaktit, virologu gjerman përmend vaksinimin përforcues. Kjo është diçka për të cilën vërtet besoj”, por Drosten pranon se fillimisht duhen vaksinuar personat e moshuar për herë të tretë që të evitohen rastet e vdekjeve. “Qëllimi ideal është një popullsi tri herë plotësisht e vaksinuar”, citohet virologu Drosten, përcjell Albinfo.ch.
Kush nuk është vaksinuar dhe shkon me një test negativ në punë apo në ndonjë aktivitet, mund të infektohet aty, sepse edhe të vaksinuarit mund ta transmentojnë virusin.
Drosten thotë se masa që të rifuten sërish testet nuk është e gabuar si parim, por “ajo paraqitet si një frenë emergjence, e nuk ka për të qenë aspak e tillë”.
Christian Drosten thotë se i duhet bërë e qartë popullatës “se situata është shumë serioze këtë moment”. “Ne jemi në një situatë të keqe. Kemi 15 milionë vetë që mund të ishin vaksinuar dhe duhet të ishin vaksinuar”. Rruga për daljen nga kjo situatë është e qartë: “Ne duhet të mbyllim boshllëqet e vaksinimit”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%










