Lajme
Gjermania heq këto kantone zvicerane nga lista e rrezikut
Kantonet: Aargau, Basel-Stadt, Basel-Land, Graubünden, Solothurn, Ticino, Zug dhe Cyrih, nga e diela nuk konsiderohen më zona me rrezik
Të gjithë ata që kanë planifikuar t`i bëjnë pushime në Gjermani mund t`i gëzohen këtij lajmi- të paktën nëse vijnë nga kantoni “i duhur”: Qeveria Federale Gjermane ka vendosur të heqë disa kantone zvicerane nga lista e rrezikut, raporton srf.ch.
Kështu, nga e diela (pasnesër) kantonet si: Aargau, Basel-Stadt, Basel-Land, Graubünden, Solothurn, Ticino, Zug dhe Cyrih nuk konsiderohen më zona me rrezik, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, kantonet tjera zvicerane mbeten në listë.
Kufizimet e hyrjes në Gjermani do të lehtësohen gjithashtu edhe për Italinë, Republikën Çeke dhe pjesë të mëdha të Austrisë. Kushdo që vjen në Gjermani nga këto zona përmes rrugës tokësore nuk do të kenë asnjë kufizim për hyrje, në të ardhmen.
Vetëm pasagjerët ajrorë duhet të tregojnë testin negativ gjatë hyrjes në Gjermani. Vendet ose zonat me një incidencë 7-ditore mbi 50 konsiderohen nga Gjermania si zona me rrezik.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












