Lajme
Gjermania heq paralajmërimin për udhëtarët
Gjermania ka bërë të ditur se do të heqë, nga 1 korriku, paralajmërimin e saj për udhëtarët, në fuqi që prej më shumë se një viti, për pjesën më të madhe vendeve, përveç atyre që ende regjistrojnë një nivel të lartë të infektimeve me COVID-19 ose një incidencë të lartë të varianteve, njoftoi sot Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.
“Ne mund të heqim paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtarët për zonat me rrezik, incidenca e virusit të të cilave në shtatë ditë është më e ulët se 200”, deklaroi sot kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas.
“Kjo masë do të aplikohet duke nisur nga 1 korriku dhe për gjithë botën”, njoftoi ai me anë të një komunikate.
Kjo masë do të lehtësojë rifillimin e lëvizjeve dhe të aktivitetit turistik për sezonin veror.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?